Presidentja kroate: Shqipëria miku jonë, kur miqtë ishin të paktë

Tirana

Presidentja kroate: Shqipëria miku jonë, kur miqtë ishin të paktë

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 17:24
Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Ilir Meta

(E plotësuar) - Presidenti Ilir Meta priti me një ceremoni zyrtare, homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ndodhet për një vizitë dy ditore në vendin tonë.

Pas takimit, dy presidentët dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku nënvizuan miqësinë shekullore mes popullit shqiptar dhe atij kroat.

“Kroacia dhe Shqipëria kanë një miqësi mjaft të hershme dhe kjo vërtetohet nga shumë momente të rëndësishme historike. Falënderoj miqtë tanë kroatë, që na kanë mbështetur pa kushte në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Meta në konferencë për shtyp.

Nga ana tjetër, presidentja kroate evidentoi gjithashtu miqësinë shqiptaro-kroate në fjalën e saj dhe tha se diskutimi i sotëm lidhet me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Shqipëria ishte miku i Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë. Dialogu ynë ka lindur që në vitet e para të pavarësisë tonë dhe ne sot diskutuam për të fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. Në 18 mijë shqiptarë që jetojnë në Kroaci, 2500 prej tyre ishin vullnetarë në luftë dhe disa humbën jetën e të tjerë u zhdukën”, deklaroi Kitaroviç.

Presidentja e Kroacisë nis vizitën në Tiranë, pritet nga Meta

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë ku është pritur me një ceremoni shtetërore në Presidencë nga Ilir Meta.

Pas takimit të dy Presidentët do të zhvillojnë një konference te përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve vendas dhe kroatë.

Gjatë vizitës së saj Presidentja e Kroacisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu Presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Presidentja Grabar-Kitarovi? do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do te lancohet projekti kroat për mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat