Nesër në disa zona të Tiranës nuk do të ketë drita!

Tirana

Nesër në disa zona të Tiranës nuk do të ketë drita!

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 21:44
Ilustrim

Nesër në qytetin e Tiranës disa zona nuk do të kenë drita

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë një njoftim se duke nisur nga ora 10:00 e deri në orën 1 të drekës, shumë zona të kryeqytetit do të jenë pa drita.

Shkak për ndërprerjen do të jetë një punim që po kryhet në nënstacionin e Kombinatit, për eliminimin e një defekti.

Pa energji do të mbesin këto zona: Kombinat (pjesërisht), Rruga e Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat