Zbulohet baza që furnizonte me armë grupet kriminale

Tirana

Zbulohet baza që furnizonte me armë grupet kriminale

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Zbulohet një bazë që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat që merren me veprimtari kriminale.

Operacioni i koduar “Baza” është kryer nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.

Policia ka arrestuar Ramazan Alla, 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak).

“Ky shtetas  kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri” informon policia.

Mes armëve të sekuestruara u bllokuan dhe snajpera.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).

4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).

– dy armë sportive.

– municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.

Per arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve lufarake dhe e municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278 dhe 279 të Kodit Penal.

Ramazan Alla ishte dënuar dhe më parë për armëmbajtje pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat