Aksidenti horror në Tiranë, dëshmitari: Fëmijët ishin në trotuar, makina nuk ishte…

Tirana

Aksidenti horror në Tiranë, dëshmitari: Fëmijët ishin në trotuar, makina nuk ishte…

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:43
Foto nga aksidenti

Shoferi i furgonit, me të cilin u përplas makina pasi kishte përplasur fillimisht biçiklistin dhe nënën me dy fëmijë në Kamzë, tregon momentet e tmerrit që përjetoi mëngjesin e sotëm.

Drejtuesi i furgonit dëshmon momentin e tmerrshëm, kur makina përplasi nënën me 2 vajzat e saj.

“Po vija nga ura. Fëmijët ishin në trotuar. Pashë vetëm momentin kur makina i ra gruas me dy fëmijët. Nuk pashë biçikletën. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi, ishte normal. U tmerruam me thënë të drejtën, të shohësh viktima. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë dhe tjetri (biçiklisti) ishte i vdekur pak më tutje. Ishin pamje të tmerrshme”.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:40 minuta pranë shinave të trenit. Rozina Koleci, 38 vjeç, humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një biçiklist dhe më pas me nënën 29-vjeçare, Valbona Ndreu dhe 2 vajzat e saj, 7 dhe 6 vjeç.  Më pas makina u përplas dhe me furgonin e bardhë që drejtohej nga shoferi që dha dëshminë më lart.

Nga përplasja ka humbur jetën në vend personi që po lëvizte me biçikletë, Ramazan Isha si dhe vajza 7 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat