Tirane- Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në çerdhen nr. 14 në Tiranë, në lagjen “Ali Demi” ka shpërthyer gazi.
Report Tv mësojnë se gazi është përhapur në dhomën ku rrinë bombolat.
Burimet bëjnë me dije se nga rrjedhja e gazit ka pasur edhe flakë. Fatmirësisht nuk ka të dhëna për të dëmtuar.
Policia dhe zjarrfikësit kanë shuar flakët në mëngjes.