Dëshmitari i ‘luftës’ në Tiranë: Ishte një tmerr, shoferi u hodh…

Tirana

Dëshmitari i ‘luftës’ në Tiranë: Ishte një tmerr, shoferi u hodh…

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 11:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë ku dy të rinj nuk i kanë ndaluar policisë duke terrorizuar kryeqytetin.

Dy të rinjtë e identifikuar si Ervin Kodra dhe Gentian Koçi, që lëviznin me një “Touareg” nuk i kanë ndaluar patrullës së policisë pranë stacionit të trenit që i kanë bërë shenjë të ndalojë. Ata janë larguar me shpejtësi nëpër aksin e unazës.

Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe tek kryqëzimi i rrugës së Burgut ose “Jordan Misja”, dy të rinjtë janë përplasur me disa automjete e motorra.

Ata kanë zbritur dhe kanë tentuar të arratisen më këmbë ndërmjet rrugës “Jordan Misja” dhe “Don Boskos”, por efektivët e Komisariatit numër 3 dhe forcat Shqiponja kanë arritur t’i kapin duke iu vënë prangat. Dy të rinjve iu janë gjetur dy pistoleta TT.

Një dëshmitar ka treguar tmerrin për JOQ.

“Unë isha një ndër 2-3 kalimtarët që e pamë se çfarë ndodhi. Ato tek makina VV Jetta janë lënduar, ishin një familje dhe dy gra pësuan shok dhe dëmtime në trup e në kokë. Ata përplasën të paktën tre makina, dy prej të cilave kanë pak dëme, Ndërsa Jetta siç e shihni. Ishte një skenë si film aksion Hollywood-i sepse ai përplasi Jetta-n që ishte në semafor dhe në ecje e sipër të makinës, shoferi doli dhe u hodh. Policët po ashtu në ecje e sipër lëshuan ato dy motorët dhe e ndoqën sepse ai kishte armë. E nxori të shtinte edhe policët po ashtu. Tmerr.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat