Shoferi i çmendur në Tiranë, tapë në timon me 120 km/h...edhe fëmijët në makinë

Tirana

Shoferi i çmendur në Tiranë, tapë në timon me 120 km/h...edhe fëmijët në makinë

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 16:42
Ilustrim

Ashtu sikurse edhe kishte paralajmëruar, policia rrugore e Tiranës ka nisur kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për të shmangur çdo incident të mundshëm, sidomos në fundjavë.

Në kuadër të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018”, rrugorët vijuan kontrollet, ndërsa ka pasur edhe drejtues mjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa kanë rënë në pranga 5 prej tyre.

Sipas policisë nga verifikimet në terren janë evidentuar një numër i lartë shkeljesh, ku nga rrezikshmëria vlen të përmenden disa raste, si ai i rrugës “Ferit Xhajko” ku shpejtësia e lëvizjes së automjetit ishte 120 km/h, niveli i alkoolit 0.78 mg/, ndërkohë që në automjet udhëtonin e gjithë familja, përfshi edhe dy fëmijë të mitur.

Në rrugën e “Kavajës” shpejtësia e lëvizjes së automjeteve varionte nga 93 km/h deri në 99 km/h, ndërkohë që shpejtësia maksimale e lejuar është jo më shumë se 30 km/h.

Gjithashtu shton policia janë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 persona, nga te cilët 4 në gjendje të dehur dhe 1 i papajisur pa leje drejtimi. Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat, 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe janë ndaluar administrativisht 12 mjete për detyrime administrative të pashlyera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat