Tradita kineze vjen në Tiranë, shikoni çfarë po ndodh në Parkun e Liqenit

Tirana

Tradita kineze vjen në Tiranë, shikoni çfarë po ndodh në Parkun e Liqenit

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 13:33
Tradita kineze vjen në Tiranë

Parkut të Madh të Liqenit i shtohet një tjetër hapësirë çlodhëse.

Kësaj here një nga simbolet e Kinës, një objekt krejt origjinal që sjellë traditën kineze të ndërtimit në Shqipëri dhe që do të shërbejë si një vend relaksi por edhe bisedash mes miqsh.

“Drejt përfundimit Bisedka më speciale në Parkun e Madh!

Një bashkëpunim me Ambasadën Kineze, ndërtimi nën kujdesin e miqve kinezë dhe APR, materialet enkas nga Kina për Parkun e Madh!

Pavioni Rekreativ i dedikohet miqësisë  Kinë-Tiranë! Relaks e atmosferë ZEN në zemër të Parkut, në shëtitoren buzë liqenit!”, shkruan Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në faqen e saj në facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat