Gjatë ditës së sotme disa zona të kryeqytetit kanë mbetur pa energji elektrike.
Konkretisht një pjesë e zonës së Tregut Elektrik, Ali Demi dhe shkolla e Baletit.
OSHEE bën me dije se shkak për ndërprerjen e energjisë është bërë dëmtimi i rrjetit nga Ujësjellësi, i cili ka qenë duke punuar në infrastrukturën rrugore dhe ujësjellës-kanalizime.
Sipas OSHEE energjia pritet të rikthehet për pak minuta, pasi të përfundojë riparimi i rrjetit.