Përfundojnë punimet e rrugës “Besnik Hidri” në Laprakë

Tirana

Përfundojnë punimet e rrugës “Besnik Hidri” në Laprakë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 15:28
Laprakë

Përfundojnë punimet për rrugën “Besnik Hidri” në Laprakë. I pranishëm gjatë inspketimit të përfundimit të punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky investim tregon vëmendjen që Bashkia e Tiranës po i jep në vitin e fundit të mandatit të parë investimeve në periferi.

“Bregu i Lumit prek sot Njësinë 11, Njësinë 9, Njësinë 8 dhe Njësinë 4 e nëse viti i parë ishte viti i emergjencave, viti i katërt është viti i investimeve në periferi. Siç e shikoni, kemi kaluar pjesën më të madhe të Gushtit në periferi. Duam që e gjithë zona e Bregut të Lumit, në të katër njësitë, të lidhet me Tiranën dhe të kenë të njëjtin standard si në ndriçim, si në infrastrukturë, si në fibra optike, si në kanalizim, si në ujë”.

Kreu i bashkisë siguroi se deri në fund të mandatit të parë, të gjithë qytetarët e kryeqytetit do të ndjejnë investimet në çdo zonë.

“Na mbetet t’i japim një sforco të fundit, deri në datën 17 Shtator kur hapen shkollat, për të mbyllur infrastrukturën arsimore, çerdhe, kopshte, shkolla, sidomos të rejat që hapen për herë të parë, dhe sigurisht duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që teksa kthehen nga pushimet, ne i japim dorën e fundit të asfaltit dhe sinjalistikës së 100 kantiereve që kemi hapur në qytet”.

Rruga “Besnik Hidri” në Njësinë 11 është pajisur me trotuare në të dyja krahët, ndriçim dhe sinjalistikën e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat