Zbulohet itinerari i Maratonës së tretë të Tiranës

Tirana

Zbulohet itinerari i Maratonës së tretë të Tiranës

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 10:58
Ilustrim

Maratona e Tiranës 2018 mirëpret edhe këtë vit vrapues nga e gjithë bota për t’u bërë pjesë e saj.

Bashkia e Tiranës e cila është organizatorja e edicionit të tretë të kësaj maratone ka marrë aprovimin e dy itinerarëve të rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF. Itinerari përshkruan pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim.

Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi. Ndërkohë regjistrimet për t’u bërë pjesë e Maratonës së Tiranës mbyllen me 30 shtator 2018, ora 00:00.

Përshkrimi i itinerarit

Fillimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” më kuriz nga sheshi “Nënë Tereza”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Abdi Toptani”

Rruga “George Ë. Bush”

Rruga “Barikadave”

Rruga “Urani Pano”

Rruga “Ded Gjo Luli”

Rruga “Kavajës” deri te kisha katolike dhe kthim

Rruga “Kavajës”

Rruga “Ibrahim Rugova”

Sheshi “Frederik Shopen”

Shëtitorja e Parkut të Madh

Shëtitorja Lasgush Poradeci

Rruga që përshkon Liqenin

Rruga që përshkon Liqenin nga brënda Parkut

Fillimi i Shëtitores së Parkut të Madh

Sheshi “Frederik Shopen”

Rruga “Lek Dukagjini”

Sheshi “Shën Tereza”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat