Merr detyrën ambasadori i ri i BE në Tiranë

Tirana

Merr detyrën ambasadori i ri i BE në Tiranë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 14:23
Ilir Meta dhe Luigi Soreca

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Presidenti shprehu kënaqësinë që Bashkimi Evropian ka përzgjedhur si përfaqësues të tij në vendin tonë një nga njohësit dhe  bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë dhe rajonit ndër vite, dhe me kontribut të spikatur për suksesin e liberalizimit të vizave me BE.

Presidenti Meta theksoi se përparimi urgjent në çështjet e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik janë domosdoshmëri për vendin, dhe përshpejtojnë agjendën integruese të vendit.

Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e dyfishimit të përpjekjeve të brendshme dhe rritjen e bashkëpunimit pozitë-opozitë për avancimin e reformave kyçe që do të mundësojnë realizimin e objektivit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat