Gjendet një person i vdekur te Liqeni Artificial në Tiranë

Tirana

Gjendet një person i vdekur te Liqeni Artificial në Tiranë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:31
Liqeni Artificial në Tiranë.

Trupi i pajetë i një personi është gjetur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë pikasur kufomën, rreth orës 13:10 të kësaj të enjteje.

Më konkretisht në bregun e Liqenit Artificial është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull rreth moshës 60-70 vjeç.

Nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Gjithashtu vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat