Zhvillohet sot maratona për fëmijë në Tiranë

Tirana

Zhvillohet sot maratona për fëmijë në Tiranë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 08:42
Plani i maratones

Gara për fëmijë “Fun Run” zhvillohet sot në Tiranë.

Si pasojë është kufizuar qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza”, duke vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Murat Toptani”, rrugën “Myslym Shyri”, segmentin midis rrugës “Ibrahim Rugova” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Rrugët do bllokohen nga ora 08:00 deri në orën 12:00 të datës 06 Tetor 2018. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit që preket nga ky kufizim do të bëhet në rrugët “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri” dhe “Papa Gjon Pali II”. 

Ndërsa, intinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë nga rruga “Abdyl Frashëri” për në rrugën “Ibrahim Rugova”; Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat