Vetura bie në greminë, një i vdekur dhe dy të plagosur në Tiranë - Bota Sot
Vetura bie në greminë, një i vdekur dhe dy të plagosur në Tiranë

Tirana

E enjte, 15 nëntor 2018

Vetura bie në greminë, një i vdekur dhe dy të plagosur në Tiranë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 21:46
Foto

Një person ka humbur jetën ndërsa dy bashkudhëtarë të tij janë plagosur pasi një makinë tip fouristradë dali nga rruga dhe ra në greminë në fshatin Surrel të Tiranës.

Policia tha se F.V. 38-vjeç ka ndërruar jetë, ndërsa 60-vjeçari L. B. dhe Z. A. 55-vjeç janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës rreth orës 18:30, kur fouristrada me targa AA 255 JH doli nga rruga në malin e Dajtit.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëses, ambulanca dhe shërbimet e policisë.

ABC News raporton se ekipet e shpëtimit kanë arritur t’i nxjerrin nga makina e shkatërruar të plagosurit, njëri prej të cilëve fatkeqësisht ndërroi jetë.

Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test