“Ti Tironë dashni e modhe”, sonte në amfiteatrin e liqenit - Bota Sot
“Ti Tironë dashni e modhe”, sonte në amfiteatrin e liqenit

Tirana

E martë, 13 nëntor 2018

“Ti Tironë dashni e modhe”, sonte në amfiteatrin e liqenit

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:36
Sinan Hoxha, Valbona Mema, Greta Zani

Kënga qytetarë tiranase do të pushtojë mbrëmjen e së mërkurës Liqenin. “Ti tironë dashni e modhe” do të bëjë bashkë të gjithë ata që e duan, por mbi të gjitha që e këndojnë muzikën tironse.

“Kjo është një iniciativë e Bashkisë së Tiranës, nën drejtimin e Arjan Sukniqit. Orkestra e Tiranës, këngëtarët më të mirë të Tiranës, Amfiteatri i Ri, gjithçka e bukur, koha xham”, shprehet Sinan Hoxha.

Pas Tropojës dhe Shkodrës sonte është mbrëmja e Tiranës, me muzikën tradicionale dhe këngëtarët e Shqipërisë së Mesme.

Sinan Hoxha, Valbona Mema, Greta Zani, Xhavid Dedej, Pajtim Struga, Altin Shira, Ansambli i Këngëve dhe valleve.

Repertori?

“Dasmë, vetëm nusja dhe dhëndri na mungon. Të gjitha këngët më bukura të Shqipërisë së Mesme. Është një natë e dedikuar vetëm muzikës tironse”, thotë Valbona Mema.

Në këtë recital “live” të zërave te këngës qytetare tiranase nuk do të mungojnë as risjelljet e këngëve të vjetra.

“Kjo natë me të vërtetë është me muzikë popullore tironse, por publiku nuk është e thënë të jetë vetëm tirons. Mund të vijë e gjithë Shqipëria sonte. Amfiteatri i Tiranës, me muzikën më të mirë shqiptare”, tha Sinan Hoxha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test