Policia kontrolle të befasishëm në Tiranë, pranga disa personave në kërkim ndërkombëtar - Bota Sot
Policia kontrolle të befasishëm në Tiranë, pranga disa personave në kërkim ndërkombëtar

Tirana

E martë, 13 nëntor 2018

Policia kontrolle të befasishëm në Tiranë, pranga disa personave në kërkim ndërkombëtar

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:23
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona ndërsa kanë verifikuar dhe kontrolluar 129 persona dhe 77 mjete.

Gjatë kontrolleve arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet një shtetas në kërkim kombëtar i dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, si dhe arrestohet një 23 vjeçar për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.policia

Sipas njoftimit të policisë, Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve pranë D.V.P. Tiranë në kuadër të planit të masave të hartuar për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore të Kryeqytetit në bashkëpunim me Interpol Tirana arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :

– Aleksandër Demiri, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, Kavajë, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Shkelje e ligjit mbi drogërat”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 20 vite burg.

Po gjatë kontrolleve të ushtruara u kap shtetasi në kërkim :

– Besim Zika, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4 , 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

Si dhe u arrestua për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, shtetasi :

– Klandio Metra, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet dhe bllokua një shufër metalike.

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Tiranë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test