Jo më radhë në zyra, shërbimet dhe dokumentet i merrni në e-Kioska

Tirana

Jo më radhë në zyra, shërbimet dhe dokumentet i merrni në e-Kioska

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 19:20
e-Kioska

Qytetarët e Tiranës, përfshi edhe ata të zonave rurale, nuk duhet të presin më në radhë apo të marrin rrugë të gjata për të marrë një dokument.

Jo vetëm kaq por dokumentet, përfshi certifikatat apo vërtetime të ndryshme, mund t’i marrin në çdo orë dhe kohë.

Kjo falë mundësisë që ofron shërbimi e-kioskë që tashmë është shtrirë në 10 njësi administrative, ndërsa po punohet që të vendoset edhe në njësitë e tjera.

Si të ishin para një bankomati, çdo qytetar, në fare pak kohë nëpërmjet shërbimit e-kioskë mund të marrë shërbime që nëse do mbante radhë nëpër sportele do t’i duhet të harxhonte orë të tëra.

Në total e-kioskë ofron deri më tani afro 50 shërbime të ndryshme, duke nisur nga certifikatat, lejet apo edhe aplikimet e ndryshme.

Qytetari mund ta përdorë shërbimin e-kioskë duke u identifikuar përmes skanimit të letërnjoftimit nga pajisja përkatëse. Më pas ai zgjedh shërbimin që kërkon dhe e-kioska printon dokumentin.

Në funksion të informimit të qytetarëve mbi informacionet/shërbimet që ofron sistemi e-kioskë është krijuar gjithashtu faqja web, e cila mund të aksesohet përmes adresës: https://ekioska.al/.

Më poshtë, gjeni listën e shërbimeve që ofrohen nëpermjet e-kiosk:

Leje për zënie hapësire publike për Hapësira Reklamuese (City Lights)

Leje për zënie hapësire publike për ekspozimin e mallrave jashtë njësisë së tregtimit

Leje për zhvillim aktiviteti promovues, artistik, kulturor, manifestimi politik etj

Leje për zhvillim panairi në hapësirat publike

Leje për zënie hapësire publike nga aktivitetet restorative dhe/ose rekreative

Leje për zhvillimin e aktiviteteve ambulatore në hapësirat publike, tregjet

Hyrje-Dalje për mjetet e subjekteve që kryejnë aktivitete tregtare

Informacion mbi fazën e parë të aplikimit

Formulari i Strehimit

Njoftimi publik, Të ardhurat minimum dhe maksimum të përtuesve potencial

Informacion mbi fazën e dytë të aplikimit

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë të aplikimit

Liçencë për transport të udhëtarëve me Taksi 4+1 dhe 8+1, Faza e Parë, Fizik

Liçencë për transport të udhëtarëve me Taksi 4+1 dhe 8+1, Faza e Dytë, Fizik

Liçencë për transport të udhëtarëve me Taksi 4+1 dhe 8+1, Faza e Parë, Juridik

Liçencë për transport të udhëtarëve me taksi 4+1 Dhe 8+1, Faza e Dytë, Juridik

Ndryshimin e automjetit taksi, Faza e Parë, Fizik/Juridik

Për ndryshimin e automjetit taksi, Faza e Dytë, Fizik/Juridik

Liçencë për shërbime të rregullta të specializuara

Përzgjidhni një prej tyre dhe shkarkoni formularin e aplikimit.

Për autorizim qarkullimi brenda unazës së qytetit

Pajisjen me autorizim për parkim në vendet e rezervuara për invalid

Pajisjen me autorizim për parkim nga invalidët në parkimet publike

Rinovimi i liçencës për transportin e udhëtarëve me taksi 4+1 dhe 8+1, Fizik/Juridik

Ndryshimin e mjetit të çertikuar me një mjet të ri për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik

Ndryshimin e mjetit të çertikuar, me një mjet të ri për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Juridik

Rinovimi i liçencës për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik

Rinovimi i liçencës për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Fizik/Juridik

Shtimin e mjetit për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik

Shtimin e mjetit për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Juridik

Pajisjen me/Rinovim çertikate për transport mallrash brenda vendit për llogari të vet, Juridik

Pajisjen me liçencë për agjenci transporti të udhëtarëve brenda vendit dhe taksi zik, Juridik

Pajisjen me liçencë/çertikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik

Pajisen me liçencë/çertikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Fizik/Juridik

Pajisjen me dublikatë liçencë/ çertikatë/leje/autorizim, Fizik/Juridik

Çertikatë për transport udhëtarësh për llogari të vet brenda vendit

Pajisjen me liçensë për agjenci transporti ndërkombëtar të udhëtarëve – Rinovim

Pajisjen me liçencë për agjenci të transportit të udhëtarëve brenda vendit dhe taksi – Rinovim, Fizik/Juridik

Pajisjen me/rinovim liçence dhe certikatë për transport malli për të tretë dhe me qera brenda vendit, Fizik/Juridik

Pajisjen me liçencë për agjenci transporti ndërkombëtar të udhëtarëve

Pajisjen me liçencë/çertikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Faza e Dytë, Juridik

Pajisjen me liçencë/çertikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Faza e Dytë, Juridik

Formulari Tip i autodeklarimit

Për ndryshim mjeti të çertikikuar për transport udhëtarësh për llogari të vet brenda vendit

Për ndryshimin e mjetit të çertikuar, me një mjet të ri, ose shtimin e mjeteve për transport të mallrave për të tretë dhe me qira brenda vendit, Fizik/Juridik

Për ndryshimin e mjetit të çertikuar, me një mjet të ri për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik

Të gjithë subjektet, prej këtu mund të pajisen me vërtetimin e detyrimeve te prapambetura, dokument ky që lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshmë e Tarifave dhe Taksave Vendore.

Ekioska – kioskat elektronike te Bashkise Tirane

eKioska – Kioska elektronike te ofruara nga Bashkia Tirane, të vendosura pranë njësive tuaja administrative, të cilat ju

ofrojnë shërbime të Bashkisë së Tiranës pa patur nevoje te rrini ne rradhe apo te vini prape njesise ne qender.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat