Buxheti i Tiranës 2019, Veliaj: Do të vazhdojmë projektet e nisura në mandatin e parë

Tirana

Buxheti i Tiranës 2019, Veliaj: Do të vazhdojmë projektet e nisura në mandatin e parë

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 14:13
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Njësinë 1 për “Buxhetin e vitit 2019”, e njëkohësisht bëri edhe bilancin e punëve të kryera në këto 3 vite. Veliaj kërkoi mbështetje masive për Partine Socialiste në zgjedhjet e ardhshme, për të vazhduar punët e nisura gjatë mandatit të tij të parë.

“Nëse doni të më jepni një dorë, që bashkë me këtë skuadër ta çojmë edhe më përpara Tiranën, na duhen votat masive për Partinë Socialiste në Këshillin Bashkiak. Kjo është e vetmja mënyrë për ta çuar edhe më lart vizionin që kemi për Tiranën. Kështu sigurohemi që punët e nisura mbarojnë me sukses dhe më pas të fillojmë me punët e tjera”, tha Veliaj.

Ai tha se këshilltarët e opozitës mungojnë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, kur votohen nisma në dobi të komunitetit.

“I shoh vetëm 3 minuta, vijnë në Këshillin Bashkiak, firmosin për të marrë honorarin dhe më pas zhduken. Nuk rrinë në mbledhje as për vendimin për ndihmën ekonomike, as për vendimin për aftësinë e kufizuar, as për rimbursimin e energjisë, as për banesat sociale, as për bonusin e qirasë”, u shpreh Veliaj.

Veliaj është ndalur edhe njëherë te çështja e ndërtimit të godinës së re për teatrin.

“Po u bë teatri, ata e dinë se nuk fitojnë më zgjedhje në Tiranë. Ju mendoni se ata që erdhën me vezë kanë shkuar ndonjëherë në teatër? Po u bë punë në Tiranë dhe në Shqipëri, partia e tyre nuk vjen më kurrë në pushtet! Do rrijë Tirana peng i disa shpifësve?! E keni parë, kanë filluar t’i humbasin të gjitha gjyqet. E duam kryetarin e Bashkisë të punojë më shumë? Eja i japim votat që i duhen në Këshill, ashtu siç i dhamë votat e Tiranës. Ata nuk shkojnë as në Parlament! Si e marrin rrogën 140 mijë lekë dhe nuk shkojnë në Parlament”, deklaroi Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat