Bashkia e Tiranës prezanton “Guidën Studentore”

Tirana

Bashkia e Tiranës prezanton “Guidën Studentore”

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:38
Bashkia e Tiranës

Studentët që kanë ardhur në Tiranë për të ndjekur studimet e larta do të marrin edhe një broshurë mirëseardhjeje nga Bashkia e Tiranës, e cila do t’u shërbejë si një guidë për të njohur qytetin.

Veliaj i njohu banorët më të rinj të Tiranës me disa nga mundësitë e shkëlqyera që ofron kryeqyteti, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për t’u angazhuar në projekte apo aktivitete vullnetare.

“Na duhen vullnetarë dhe kur them vullnetarë, nuk flas për llaç e tulla. Na duhen vullnetarë që mund të shërbejnë si këshilltarë, si psikologë, si punonjës socialë, që dikush që mund të ketë kaluar një situatë të vështirë në familje, të mund ta rrëfejë ose të kërkojë ndihmë. Rrjeti ynë i vullnetarëve, pavarësisht profilit tuaj, qofshi sportiv, si Maratona e Tiranës, Triathloni, qofshi të profilit artistik, si Tirana Art Fest, apo edhe të profilit social, keni mundësi pafund. Patjetër që na ndihmoni, por jam i bindur se një vullnetar ndihmon edhe veten”, tha Veliaj.

Mandej, ai dha një lajm të mirë, jo vetëm për studentët, por për gjithë qytetarët e Tiranës, se vitin e ardhshëm do të vijë flota e parë e autobusëve elektrikë, që do të rrisë jo vetëm cilësinë e shërbimit, por do të ofrojë transport publik pa ndotje.

Po ashtu, i ftoi ata të përdorin më shumë biçikletën, duke qenë se në Tiranë korsitë e biçikletave janë kthyer në trend, sidomos pas ardhjes së Mobike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat