Veliaj: Vitin tjetër nisim me autobusët elektrikë

Tirana

Veliaj: Vitin tjetër nisim me autobusët elektrikë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 14:43
Ilustrim

Studentët që kanë ardhur në Tiranë për të ndjekur studimet e larta do të marrin edhe një broshurë mirëseardhjeje nga Bashkia e Tiranës, e cila do t’u shërbejë si një guidë për të njohur qytetin.

Prezantimin e saj e bëri kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një takim me studentët, i cili tha se kjo guidë do t’ju vijë në ndihmë studentëve të rinj që kanë nisur këtë tetor universitetin.

“Na duhen vullnetarë që mund të shërbejnë si këshilltarë, si psikologë, si punonjës socialë, që dikush që mund të ketë kaluar një situatë të vështirë në familje, të mund ta rrëfejë ose të kërkojë ndihmë. Rrjeti ynë i vullnetarëve, pavarësisht profilit tuaj, qofshi sportiv, si Maratona e Tiranës, Triathloni, qofshi të profilit artistik, si Tirana Art Fest, apo edhe të profilit social, keni mundësi pafund. Patjetër që na ndihmoni, por jam i bindur se një vullnetar ndihmon edhe veten”, theksoi Veliaj.

Veliaj u shpreh se vitin e ardhshëm do të vijë flota e parë e autobusëve elektrikë për transportin publik.

“Vitin tjetër do fillojmë me autobusët elektrikë. Është një mënyrë shumë më komode për të përdorur transportin publik, sidomos tani që po bëjmë linjat e dedikuara jo vetëm për biçikletat, por duke filluar në unazë edhe për autobusët. Nëse doni të lëvizni në Tiranë është më mirë të përdorni një biçikletë”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat