Veliaj: Së shpejti pistë kërcimi për së gjati tek Parku i Liqenit

Tirana

Veliaj: Së shpejti pistë kërcimi për së gjati tek Parku i Liqenit

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 11:42
Foto ilustruse

Parkut të Madh tek Liqeni do i shtohet edhe pista e kërcimit për së gjati për të gjithë të apasionuarit pas sportit.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në “Facebook” ku shkruan se së shpejti parkut do t’i shtohet pista e kërcimit për së gjati, me të gjitha standardet botërore.

“Talentet e Tiranës, shumë shpejt do të kenë pistën e kërcimit për së gjati të standarteve botërore”, shkruan Veliaj. Prej kohësh, kreu i Tiranës ka promovuar sportin dhe aktivitetin fizik, duke investuar në infrastrukturë, për krijimin e kushteve të ushtrimit të sporteve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat