'Tano Caridi' në Tiranë, xhiron filmin dhe viziton kryeqytetin

Tirana

'Tano Caridi' në Tiranë, xhiron filmin dhe viziton kryeqytetin

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 07:26
Ikona e kinemasë italiane, Remo Girone dhe Erjon Velijaj

Ikona e kinemasë italiane, Remo Girone, i njohur si Tano Caridi në Shqipëri nga filmi "Oktapodi", ndodhet në shqipëri për të xhiruar një film të regjisorit Namik Ajazi; ai luan rolin e ambasadorit italian në filmin "Portreti i pambaruar i Clara Bellinit".

Remo Girone është pritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Girone tha se “tani Tirana ngjason me cilindo qytet italian. Kam pasur mundësinë të dal. Kam shkuar në disa restorante të mira. Kam parë pallatet e reja që po ndërtohen, stadiumin. Takova kryetarin e bashkisë, një njeri i jashtëzakonshëm. Biseduam dhe mendoj që është njeri me ide tepër të qarta. Këtu punojnë shumë arkitektë italianë që po ndryshojnë Tiranën, po bëjnë gjëra të reja, pa ndryshuar totalisht të vjetrën e për ta vënë në shërbim të ndërtimit të së ardhmes”, tha Remo Girone. Girone po interpreton në flimin një tregon dramën e një riu shqiptar 17-vjeçar në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, i cili guxoi të dashurohej me vajzën 14-vjeçare të ambasadorit italian në Tiranë. Por, 17-vjeçarin e priti fati më i keq i mundshëm: ai përfundoi në burgun e Spaçit, i rrahur dhe i tortuar. Sot, protagonistët e kësaj drame janë gjallë, në moshë madhore dhe ata vetë po e ndjekin xhirimin e filmit që rrëfen dramën e jetës së tyre. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat