Ka një vend në Tiranë ku mund të hahet sushi më i paparë, ai quhet “Mado”

Tirana

Ka një vend në Tiranë ku mund të hahet sushi më i paparë, ai quhet “Mado”

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 10:50
Mado

Arti i kulinarisë është në kulmet e saj në Tiranë. Kjo vërtetohet nga rritja e cilësisë së restoranteve, të cilat ofrojnë menu të pasur me pjata që do t’i kishte zili çdo vend në botë me gastronomi të zhvilluar.

Një nga rastet më të spikatura është “Mado Fusion Restaurant” ku ta ka qejfi të shkosh për një drekë ose darkë ndryshe. Stafi i restorantit kujdeset për çdo klient në mënyrë që ai të marrë një shërbim cilësor. Përzgjedhja e ushqimeve është në standardet më të larta, duke u mbështetur gjithashtu te teknologjia për të pasur peshkun më të freskët dhe për ta mbajtur atë në kushte optimale.

Te “Mado” gjendet sushi më i mirë në Tiranë, por edhe sashimi, ramen, maki dhe shumë specialitete të tjera të kuzhinës aziatike, por jo vetëm. Kombinimi i kuzhinës fusion me artin e paraqitjes në pjatë ndërthuren më së miri nga stafi i “Mado”.

Gjithashtu te “Mado” janë kujdesur që të shoqërojnë çdo pjatë me verërat më cilësore të kantinës. Filozofia dhe qëllimi i “Mado”, është që çdo klient të konsiderohet i veçantë për të përmbushur çdo pritshmëri për kulinari të niveleve të larta, cilësi dhe shërbim ekselent.

Më datë 7 nëntor, “Mado Fusion Restaurant” së bashku me stafin dhe klientët e plot 365 ditëve, që nga hapja në Tiranë, u mblodhën për të festuar në ambientet e arreduara me kujdes, në këtë përvjetor që ka një bilanc plot suksese.

MADO dhe stafi i tij janë të lumtur që të ndajnë këtë kënaqësi me njerëzit të cilët janë pjesë e pandarë e këtij suksesi. Nuk munguan në event edhe shumë personazhe Vip, të cilët kanë zgjedhur “Mado” si të preferuarën e tyre. Ata pohuan se kanë rënë në dashuri me pjatat e këtij restoranti, duke vërtetuar edhe një herë shprehjen e famshme që dashuria kalon nga stomaku, që do të thotë nga “Mado”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat