​Numri i turistëve në Shqipëri pritet të shënojë rënie, këto janë arsyet

Turizëm

​Numri i turistëve në Shqipëri pritet të shënojë rënie, këto janë arsyet

Më: 14 prill 2024 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Rritja e çmimeve e liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të ndikojnë në uljen e numrit të turistëve në Shqipëri. Kështu vlerëson ekspertja e ekonomisë nga Shqipëria, Romina Radonshiqi, e cila thotë se duhet punuar më tepër të dy vendet për politika më stimuluese në aspektin e tregtisë dhe turizmit.

Radonshiqi në një intervistë për Kp, thekson se ekonomia në Shqipëri sikurse Kosova po përballet me sfida tjera për shkak të migrimit. Pagat më joshëse dhe kushtet më të mira të punës po i bëjnë edhe të rinjtë nga Shqipëria të migrojnë, faktor ky që më pas paraqet problem në fuqinë punëtore.

Sfidë tjetër për këtë vend, Radonshiqi thotë se mbetet çmimi i lartë i ndërtimit, për çfarë shton se Kosovën e favorizojnë vet kosovarët duke investuar në vendin e tyre për dallim nga ata të Shqipërisë që nuk preferojnë të investojnë në vendlindje.

Radonshiqi: Kemi problem me forcën punëtore, pra shumica e të rinjve dëshirojnë të largohen dhe mos të punojnë në vendet tona

“Kemi një problematikë tjetër, bumi i zhvillimit të industrisë së ndërtimit ka sjellë një rritje tepër të lartë të çmimeve të ndërtesave...12:12 Ndërsa, Kosovën e kanë ndihmuar shumë investitorët e huaj dhe ata kosovar të cilët janë kthyer nga emigrimi dhe kanë zgjedhur të investojnë në Kosovë, ndryshe nga të pasurit që jetojnë në migrim që janë në Shqipëri, që nuk preferojnë shumë të investojnë në Shqipëri. Ndërkohë që në Kosovë është tjetër qasje dhe ky është aspekt pozitiv që ka ndihmuar edhe në rritje ekonomike në Kosovë. Ndërsa, sa i përket sfidave, kemi të njëjtat sfida, sepse akoma jemi një vend i cili kemi destabilitet politik, kemi probleme akoma me eksportet, pra më shumë importojmë se eksportojmë, pra kemi deficitet të lartë tregtar, kemi problematik me forcën punëtore, pra shumica e të rinjve dëshirojnë të largohen dhe mos të punojnë në vendet tona, të punojnë në tregje të Evropës pasi kanë paga më joshëse dhe kushte më të mira të punës”, thekson Radonshiqi.

Megjithëse, thotë se këtë vit presin më pak turistë nga Kosova, ajo shton se të njëjtit do të vizitojnë Shqiperinë pas muajit gusht.

Radonshiqi: Pas liberalizimit të vizave për Kosovën, presim më pak turistë

“Ne presim më pak vizitorë këtë vit, sidomos në sezonën e verës, duke qenë se liberalizimi i vizave do të sjelli ndoshta edhe paketa turistike më joshëse ju në Kosovë, duke pas mundësi të shikoni dhe destinacionet tjera. Megjithatë, mendoj se Shqipëria nuk do të mbetet pas, sepse ju përsëri do e vizitoni Shqipërinë, ndoshta jo në sezonën e verës, sepse do të ketë rritje të çmimeve, dhe do ju interesojë më tepër të shikojnë vende tjera që nuk i keni vizituar dhe me çmime më të ulëta, por ndoshta në sezonet tjera siç mund të jetë shtatori mund të jeni përsëri turist në Shqipëri”, thotë Radonshiqi.

Problematikë tjetër për këtë shtet mbetet burokracia. Sipas Radonshiqit, shpesh herë burokracia kthehet në korrupsion.

Radonshiqi: Në Shqipëri ka shumë burokraci, dhe shpesh herë jo burokraci e tepërt kthehet në korrupsion

“Problematikë tjetër është ajo e faktit që në Shqipëri ka shumë burokraci, dhe shpesh herë jo burokraci e tepërt kthehet në korrupsion. Problemet e informalitetit dhe evazionit fiskal që e bënë investitorin e huaj të mos jetë konkurrues më pas në tregun shqiptar. Të gjitha këto janë disa nga problematikat që investitorët e huaj në Shqipëri përballen dhe janë marrë një sërë formash për të reduktuar sado pak këto problematika”, tha ajo.

Ndonëse thotë se për fermerët ka ndihmuar në grante dhe subvencione, ajo shton se qeveria duhet të ndajë më shumë buxhet për bujqësinë.

Radonshiqi: Problematikë e viteve të fundit është fakti që edhe në buxhet nuk kemi parashikuar shumë fonde për bujqësinë

“Bujqësia dhe turizmi së bashku janë dy nga sektorët strategjikë që ka shpallur qeveria jonë, duke qenë se me këto dyja mund të jemi më konkurrues në treg, jo vetëm në atë të Ballkanit Perëndimor, por edhe në atë evropian. Nëse flasim për bujqësinë, shteti ka dhënë shumë grante apo subvencione për fermerët, por një nga problematikat në Shqipëri është fakti që kemi një bujqësi informale, tradicionale dhe jo politika është gjithë stimuluese që të ndihmohet prodhimi vendas, sepse produktet e importit vinë me çmime më konkurruese, pra me çmime më të ulëta se produktet vendase dhe kjo e bënë at fermer që mos të ketë më marzhe të larta fitimi apo të punojë me humbje. Gjithashtu problematikë e viteve të fundit është fakti që edhe në buxhet nuk kemi parashikuar shumë fonde për bujqësinë”, nënvizon Radonshiqi.

Ndërkaq, duke folur për sfidat, ajo thotë se janë të mëdha, e megjithatë në aspektin e ekonomik, Shqipëria ka shënuar përmirësime. Sipas Radonshiqit, ky shtet ka arritur ta menaxhojë pandeminë dhe krizat tjera me çmime që erdhën si shkak i saj.

Radonshiqi: Shqipëria në aspektin ekonomik ka përmirësime

“Shqipëria në aspektin ekonomik ka përmirësime. Edhe gjatë pandemisë, por edhe gjatë krizës së çmimeve pati probleme të ekonomisë nga kriza e inflacionit dhe Shqipëria pati probleme, megjithatë nuk pati inflacion dyshifror, kjo ishte lajm i mirë, sepse në krahasim me vendet e BE-së nuk arriti të kishte inflacion dyshifror. Ka një varësi shumë të madhe të importeve, që d.m.th rreth 70 për qind të produkteve, ajo importon. Duke qenë se pjesa më e madhe e këtyre produkteve importohen nga vende e BE-së, aty ku inflacioni ka qenë rreth dyshifror, i bie që në Shqipëri të kishte inflacion më të lartë se mbi tetë për qind. Megjithatë, Banka e Shqipërisë nxori të dhënat dhe sot ne kemi një inflacion 2.3 për qind që është lajm i mirë, sepse Banka e Shqipërisë ka arritur objektivin e saj që të mbajë inflacion rreth tre për qind, e që këtu është jashtë parashikimeve, që kemi inflacion shumë herë më të ulët sesa tre për qind”, thotë Radonshiqi.

Në fund, Radonshiqi thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë më shumë, sidomos në politikat stimuluese për zhvillimin e tregtisë.

Radonshiqi: Duhet të punohet më shumë, sidomos në politika më tepër stimuluese për zhvillimin e tregtisë

“Duhet të punohet më shumë, sidomos në politika më tepër stimuluese për zhvillimin e tregtisë. Ne në Shqipëri kemi eksportin turistik, sidomos gjatë pandemisë, ne mbahemi nga turizmi patritoik, ku jeni ju ata të cilët na sillni më tepër të ardhura sesa turistet e vendeve tjera. Megjithatë, shihet një tendencë që Shqipëria tashmë ka kaluar në një turizëm tjetër, dhe duhet punuar më tepër të dy vendet për politika më stimuluese në aspektin e tregtisë”, përfundon Radonshiqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat