Rritet fluksi i vizitorëve në qytetin liqenor: Pogradeci, i pastër, me gjelbërim dhe mikpritës

Turizëm

Rritet fluksi i vizitorëve në qytetin liqenor: Pogradeci, i pastër, me gjelbërim dhe mikpritës

Më: 19 maj 2024 Në ora: 14:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Kjo fundjavë, për shkak edhe të rritjes së ndjeshme të temperaturave ka rritur fluksin e turistëve në qytetin liqenor të Pogradecit.

Turistët shprehen se klima, natyra, gatimet por edhe çmimet e arsyeshme i bëjnë ata vizitorë besnikë të këtij qyteti.

Përveç liqenit, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore, monumente të rëndësishme kulturore e historike që tërheqin vizitorët nga e gjithë Shqipëria.

Pogradeci tashmë është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik, ku krahas investimeve në infrastrukturë përparësi po marrin investimet në bujtina hoteleri apo edhe biznese turistike për t’iu përgjigjur kërkesës gjithnjë e në rritje të fluksit të turistëve .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat