Ajo është hapur këtë muaj.
Një autostradë e ngritur mbi shtylla betoni në lartësi prej 30 metra në formë labirinti gjendet në Hunan të Kinës, e cila cilësohet edhe si autostrada më e bukur në botë.
Ajo është hapur gjatë këtij muaji dhe ka rrugë me katër korsi me gjatësi prej 84 km që lidhë Jongshun-Jihu me shumë atraksione turistike në atë zonë.
Autostrada ka pamje spektakolare, veçanërisht kur shihet nga ajri.