Shqipëria mes 21 destinacioneve të ”National Geographic”

Turizëm

Shqipëria mes 21 destinacioneve të ”National Geographic”

Nga: ATSH Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 21:56
Bregdeti shqiptar

Revista e njohur ”National Geographic” (NG), në seksionin e saj të udhëtimeve rendit vendet më tërheqëse për t’u vizituar nga turistët gjatë vitit 2018.

Përzgjedhjen kjo revistë e ka bërë për tri kategori kryesore, qytetet që duhet të vizitohen, kultura që duhet parë si edhe natyra që duhet shijuar.

”Pyetja kryesore e 9,6 milionë lexuesve tanë ka qenë ‘Ku duhet t’i kaloj pushimet’?. Përgjigjja jonë janë 21 destinacionet në mbarë botën”, thotë George Stone, kryeredaktori i ”National Geographic”, seksioni i udhëtimeve.

Image

Sipas NG destinacionet më të mirë në botë për vitin 2018 janë si më poshtë:

QYTETE

Dublin, Irlandë
Malmo, Suedi
Pnom Pen, Kamboxhia
San Antonio, Teksas
Santiago, Kili
Sidnej, Australi
Tbilisi, Gjeorgji

KULTURA

Klivlend, Ohajo
Frisland, Holandë
Harar, Etiopi
Labrador, Kanada
Oaksaka, Meksikë
Tutuan, Marok
Vjenë, Austria

NATYRA

Shqipëria
Jordan Trail, Jordani
Provinca Zhuzhu, Argjentinë
Madagaskar
Oahu, Havai
Ruaha, Tanzani
Parku Kombëtar Seoraksan, Kore e Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat