Bregdeti si nëpër ëndrra i Shqipërisë

Turizëm

Bregdeti si nëpër ëndrra i Shqipërisë

Nga: ATSH Më: 27 maj 2018 Në ora: 09:55
Bregdeti shqiptar

Me verën që po afron, pyetja që dëgjojmë më shpesh nga lexuesit ka të bëjë me pushimet.

Disa kërkojnë një vend në det, një vend të thjeshtë dhe të lirë për të kaluar vetëm një jave larg brigjeve të bukura, por kaotike italiane. Përgjigjja jonë është gjithmonë dhe vetëm Shqipëria, një vend me të cilin jemi dashuruar. Po, përse t’i zgjedhim plazhet shqiptare gjatë verës? Deti si nëpër ëndrra, çmime të leverdisshme dhe mikpritje e ngrohtë, shkruan një nga faqet më të njohura dhe më të specializuara për turizmin, 2backpack.it.

Për fat të keq, kemi arritur në përfundimin se ekzistojnë paragjykime në drejtim të këtij vendi, që ne në Itali e njohim shumë pak. Ndoshta për shkak të së kaluarën së saj të mundimshme, ne italianët kemi akoma të stampuar në kokë imagjinatën e një vendi të varfër dhe pak mikpritës, pa menduar se shqiptarët janë të pasur me burime dhe kanë dëshirë për të ecur përpara.

Nga se mund t’ia rifillojë Shqipëria, përveçse turizmit? Sepse me bukuritë natyrore që zotëron, ky vend mund të nxjerrë jashtë loje shumë vende të tjera turistike të Europës dhe, pasi ta keni vizituar gjerë e gjatë për disa muaj, jemi të sigurtë se do të jetë Shqipëria desitinacioni veror i preferuar në vitet e ardhshme.

Meqenëse popullariteti i saj rritet sidomos në gusht, ju këshillojmë që të pronotoni, me çmimet shqiptare, dhe jo italiane, dhe ju këshillojmë agjencinë Albania Travel.

Një tjetër motiv për ne italianët për të vizituar këtë shtet është se në këtë vend kemi gjetur shumë lokale me një italishte të kënaqshme dhe mund të themi që me këtë popull kemi shumë gjëra të përbashkëta si mentaliteti, mënyra e të jetuarit, zakonet e tjerë. Këtu ndenjëm si në shtëpine tonë dhe për këtë shkruajmë, me shpresë që pak informacion më shumë duhet për të gjithë, të kuptojnë se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, i sigurtë, mikpritës, dy hapa larg Italisë, dhe më pak e populluar dhe e kushtueshme se Greqia dhe Kroacia.

Meqënëse gjeografia nuk është opinion, Shqipëria, ndan të njëjtat ujëra me Kroacinë dhe Greqinë, por për shumë vite brigjet e saj kanë qënë të virgjëra dhe të pashfytëzuara. Ja disa nga gjërat pozitive të dhjetëra viteve izolimi. Bregdeti shqiptar është një spektakël i natyrës dhe në shumë zona nuk ka akoma spekullime ndërtimore.

Edhe pse veriu i vendit rezervon surpriza përgjatë bregdetit, zonat më të bukura të Shqipërisë janë ato nga Vlora deri në kufi me Greqinë. Ja disa nga plazhet që kemi dashur më shumë në bregdetin jugor, disa të zhvilluar si pika turistike, dhe disa të tjera akoma të virgjëra, të mahnitshme dhe perfekte për adhuruesit e natyrës.

Karaburuni

Në qoftë se do të vëzhgoni hartat, do të vini re se poshtë qytetit të Vlorës, ndodhet gadishulli i gjelbër i Karaburunit. Në këtë ish-zonë ushtarake hyrja ishte e ndaluar për shumë vite, deri në çmilitarizimin e saj në vitet ’90. Zona u shndërrua në një park kombëtar dhe sot mund të vizitohet me varka që nisen të gjitha pranë Vlorës. Nëse doni të vizitoni Karaburunin nuk mund të humbisni pa parë Gjirin e Gramës, një zonë e pasur me shkëmbinj natyrorë ku një herë e një kohë strehoheshin piratët, dhe e karakterizuar me ujëra kristal. Një bukuri të rrallë   kanë edhe zallishtet e bardha, që këshillohen të zbulohen në paqe dhe në relax total.

Dhërmiu

Duke ecur përgjatë jugut, arrihet në disa destinacione nga më të bukurat për turizmin lokal. Dhërmiu për ne ishte vërtet një zbulim i vërtetë. Një pjese bregdeti e pabesueshme, e bukur, skenografike, me detin e kaltër të errët, gurë të bardhë dhe male afër detit, ku lokalet dhe restorantet anës detit ofronin një atmosferë kënaqësie, pa kaos dhe zhurmë, siç jemi mësuar të shohim në rivieren tonë. Këtu kemi ngrënë peshk të pjekur duke i zgjedhur vetë me dorë nga barkat e peshkatarëve dhe servirur nga restorantet. Ajo që në Romagna-n tonë është një darkë luksi që të zbraz portofolin, në këto zona kushton sa një pica. Përveç plazhit, ky vend është ideal për adhuruesit e maleve. Në muajt e verës, Dhërmiu është i mbipopulluar, sidomos në fundjavë nga turistët e vendit, por duke qënë se ka shumë plazhe përreth, edhe në këtë periudhë është e mundur të gjesh zona të izoluara dhe të qeta, siç është Drimad hes, që gjendet pak kilometra më në veri, dhe është i arritshëm me një udhëtim më këmbë.

Himara

Ky është vendi me detin më blu në gjithë Shqipërinë dhe është një pikë strategjike për të vizituar vendet e tjera, gjithmone të bukura, por me pak të frekuentuara. Ndërsa Himara është super e vizituar në kulmin e verës (ofron hoteleri dhe çmime të kënaqshme), plazhet afër saj, si Llamani, Livadhi, një në veri dhe tjetri në jug, ofrojnë të njëjtat panorama, ujëra të kulluara dhe male panoramikë.

Porto Palermoja

Duke zbritur drejt jugut, gjatë një rruge detare të mrekullueshme, do të mbërrini në gadishullin e vogël të Porto Palermos, i quajtur kështu nga italianë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtu, përveç detit si nëpër ëndrra, do të shihni edhe shumë bunkerë, që datojnë që nga koha e monizmit, si dhe një kështjellë që daton që nga koha e Perandorisë Osmane.

Borshi

Në një distancë të afërt, do të gjeni një nga fshatrat më piktoreskë të bregdetit shqiptar. Fshati i Borshit. Me kalanë e tij të Sopotit në majë të malit, ofron një pamje mahnitëse duke vrojtuar bregdetin, vijën e tij gjashtë kilometra të gjatë dhe shumë të bukur. Për të mbërritur në det duhet të kalosh nëpër rrugët me ullinj dhe agrume, që ofrojnë një spektakël natyror të rrallë dhe unik. Borshi është shembulli i natyrës primitive në Shqipëri, me një det dhe male që krijojnë një bukuri mahnitëse.

Ksamili

Duke ecur drejt Greqisë, pak para kufirit gjendet një nga destinacionet më të mahnitshme të të gjithë bregdetit shqiptar. Në këtë rast është e vërtetë të ndjesh mbipopullimin e stinës së verës dhe bukuritë natyrore të kësaj pjese të bregdetit, pak kilometra nga qyteti i Sarandës. Ksamili jo me kot është quajtur Perla e Ballkanit. Kjo zonë detare, e afërt me ishullin e Korfuzit, me ujë kthjellsisht blu, bregdet skenografik dhe i gjithi për t’u zbuluar. Nëse kërkoni pak jetë nate, ky është vendi i duhur për ju, pasi aty ka shumë lokale dhe në plazh organizohen shumë festa gjatë fundjavave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat