Eleconomista: Kanioni i Madh i Kolorados shqiptare

Turizëm

Eleconomista: Kanioni i Madh i Kolorados shqiptare

Më: 28 maj 2018 Në ora: 22:55
Osumi

Natyra mbresëlënëse e Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë të pasionuar pas aventurave, në kërkim të emocioneve të forta, sportin e rafting-ut, një  sport për dashamirësit e ujit, që mund ta praktikojnë në kanionet e Osumit, shkruan faqja spanjolle eleconomista.es.

Të krijuar tri milionë vite më parë, Kanionet e Mëdhenj të Osumit ndodhen në zonën jugore të Skraparit, të izoluar nga qytetërimi, dhe e vetmja mënyrë për të shkuar është varka.

Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafringut kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyrale të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si ‘’syri’’, ‘’porta e djallit’’, ‘’krokodili’’ apo ‘’katedralja’’.

‘’Në Itali kemi shumë lumenj ku praktikohet rafting, por ky lumë është një kënaqësi, një bukuri ekstreme dhe të jep një entuziazëm të paparë’’, – thotë Elia, që udhëheq rafting-un, me origjinë nga Trento e Italisë.

Ka tri shkallë vështirësish që varen nga fluksi që lumi sjell në atë moment.

Në verë, ujërat e lumit ulen dhe udhëtimi bëhet në rrugëtimin e tij.

‘’Më pëlqeu shumë, është një eksperiencë speciale, sepse bashkon sportin dhe natyrën. Nuk e dija që në Shqipëri kemi vende kaq të bukura’’, – shpjegon Blerina Raca e ardhur nga kryeqyteti me një grup miqsh.

‘’Kam udhëtuar shumë në Europë, por nuk kam parë kurrë një gjë kaq të bukur’’, – thotë  Kujtim Sallaku, një tjetër turist.

Vitin e kaluar, kanionet i vizituan 10 000 turistë, ndër të cilët francezë, gjermanë dhe  nordikë, ndër të cilët 5 000 ishin praktikues.

Turizmi natyral është modeli i ri i Shqipërisë turistike. Vitin e kaluar, Shqipërinë e vizituan pesë milionë turistë të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat