Vera 2018, do të ketë rritje të çmimit të biletave

Turizëm

Vera 2018, do të ketë rritje të çmimit të biletave

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Shoqata e Transportit rrugor të udhëtarëve ka paralajmëruar shtrenjtimin e biletave për transportin turistik veror për udhëtimet drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi, për shkak të shtrenjtimit të naftës mbi 20% krahasuar me vitin e kaluar.

“Këtë vit do të ketë rritje të çmimit  të biletave për të gjitha drejtimet sipas regjioneve, për secilin operator ekonomik, në bazë të shpenzimeve të veta, për transportin turistik veror për udhëtimet drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi”, thuhet në komunikatë.

Në të njëjtën kohë shoqata dënon çdo aktivitet të mundshëm joligjor të çdo operatori që dëmton imazhin e sektorit të transportit rrugor të udhëtarëve.

Shoqata ka bërë të ditur se është duke punuar fuqishëm me të gjithë operatorët ekonomik të transportit rrugor të udhëtarëve dhe institucionet e vendit për të krijuar siguri një udhëtim dhe një imazh pozitiv për zhvillimin e transportit të turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat