A e dini se Lura është perlë e natyrës? Këto imazhe të lënë pa fjalë

Turizëm

A e dini se Lura është perlë e natyrës? Këto imazhe të lënë pa fjalë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:58
Pamje nga Lura

At Gjergj Fishta ka thënë: “Kush nuk ka parë Lurën, nuk e njeh Shqipërinë”. Këtë citat e sjell në vemendje Ened Mato, drejtori i Ecovolis i cili ka postuar së fundmi në Twitter këto foto të mrekullueshme nga liqenet e Lurës.

Si shkohet në Lurë

Parku Kombëtar i Lurës është destinacion turistik kryesisht për të huajt që vizitojnë zonat malore të verilindjes së vendit, dhe atyre pak shqiptarëve të apasionuar pas sporteve ekstreme.

Po ta kërkosh Lurën në hartë ajo të shfaqet si pjesë administrative e Dibrës, por për të shkuar atje është më afër nga Rrësheni. Parku i Lures ka një siperfaqe prej 1.280 hektaresh dhe shtrihet ne nje lartesi qe varion nga 1.350 deri 1720 metra mbi nivelin e detit.

Objektet me atraktive te parkut jane kompleksi i 14 liqeneve akullnajore ( prej te cileve 7 kane uje gjate gjithe vitit) te cilet kane nje bukuri te vecante midis pyjeve masiv dhe te vjeter.

Liqenet kryesore jane liqeni i Madh me 32 hektare, liqeni i Pishes 13 hektare, liqeni i Zi 8 hektare dhe ai i Luleve me 4 hektare. Ky i fundit shquhet per bukuri te vecante mbasi me vere siperfaqja e tij mbulohet me zambake te bardhe uji dhe pasqyra e tij I ngjan nje lulishteje.

Aktivitet kryesore qe zhvillohen ne parkun e Lures jane eko –turizmi, alpinizmi, hipizmi i cili zhvillohet ne livadhin e quajtur “ Fusha e pelave”.

Siç shihet në fotot që na sjell Ened Mato në verë, turistët lundrojnë me kanoe në liqen por edhe shëtisin me biçikleta mes gjelbërimit.

Pra, Lurën ia vlen ta vizitosh në verë e në dimër…

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat