Saranda sfidon Napolin dhe Moskën, godet edhe Malin e Zi

Turizëm

Saranda sfidon Napolin dhe Moskën, godet edhe Malin e Zi

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 11:56
Saranda

Gjithnjë e më shumë të rinjtë nga Mali i Zi po zgjedhin që t’i kalojnë pushimet në Sarandë. Për shkak të çmimit dhe afërsisë, Shqipëria po sfidon Napolin dhe Moskën, që kanë qenë për vite me radhë dy destinacione të pëlqyera nga qytetarët e Malit të Zi.

Pra, edhe pse ,Mali i Zi është një destinacion shumë i preferuar për pushuesit, të rinjtë e këtij shteti gjithnjë e më shumë pëlqejnë që t’i kalojnë pushimet jashtë kufijve.

Destinacionet më të njohura dhe më të pëlqyera për ta janë Napoli dhe Moska, dhe ndoshta surprizë më e madhe këtë vit është Saranda, një qytet në Shqipërinë jugore.

Interesi i të rinjve këtë vit duket se është bregdeti shqiptar, janë shprehur agjencitë e udhëtimit.

“Për shkak të çmimit dhe afërsisë, udhëtarët më së shumti zgjedhin  Sarandën”, është shprehur  – Nemanja Durisiç, pronare e agjencisë, për “Novosti”.

Ndërsa më tej, ato është shprehur se: “Ata që preferojnë të udhëtojnë me avion, në shumicën e rasteve zgjedhin Napoli ose Moskën”.

Për një tur 4 ditorë në Sarandë, ju duhet të paguani 100 euro dhe për Napoli 200 euro, ndërsa për Moskën ju nevojitet 300 deri në 400 euro, varësisht nga numri i ditëve dhe kohës së udhëtimit. Falë rrjeteve sociale, interesi i të rinjve për udhëtime është rritur ndjeshëm. Gjithashtu, marrja e një regjimi pa viza ka rritur numrin e të rinjve që udhëtojnë.

“Shumica e udhëtarëve tanë janë të moshës deri në 30 vjet. Kryesisht ata janë studentë dhe çifte të rinj të martuar që shfrytëzojnë çdo moment të lirë për të udhëtuar”, tha më tej Durisiç.

Saranda është një qytet i vogël në jug të Shqipërisë, me rreth 33,000 banorë. E vendosur në mes të maleve dhe Detit Jon, është një nga qytetet më të njohura në bregdetin shqiptar. Nëpër rrugë drejt Sarandës gjendet ishulli grek i Korfuzit, i cili arrihet me traget për  gjysmë ore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat