Mjalt’fest në Dhërmi, pushuesit e huaj njihen me shijen shqiptare

Turizëm

Mjalt’fest në Dhërmi, pushuesit e huaj njihen me shijen shqiptare

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 19:23
Dhërmi

Panairi i kulinarisë, Mjalt’fest, për disa mbrëmje me radhë u shijua nga pushues të shumtë të huaj, në pedonalen e re të bregut të Dhërmiut.

I organizuar në kuadrin e ciklit të festave të traditës që zhvillohen këtë sezon veror në të gjitha zonat turistike, panari i mjaltit bio të zonës së Himarës, ju shtoi pushuesve shijen shqiptare të ushqimit, dhe shërbeu si aktivitet alternativ i mbrëmjes për pushuesit rezident.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i pranishëm në aktivitet deklaroi se festat lokale, do të vijojnë përgjatë gjithë bregut me produktin tipik: peshkun, vajin e ullirit, nënproduktet bujqësore, embëlsirat tradicionale, glikotë, verën, punimet tradicionale artizanale etj..

”Duhet të përmbushim pritshmërinë e pushuesve të huaj për Shqipërinë”, deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se, Himara ashtu si gjithë Shqipëria po vuan paradoksin e kërkesës së lartë për akomodim dhe mungesës së strukturave akomoduese, për të cilën janë hartuar me shpejtësi gjithë politikat lehtësuese për plotësimin e kërkesës.

Ministri Klosi shtoi se për të plotësuar shijen karakteristike shqiptare, janë ndërrmarrë një sërë projektesh për këtë sezon, nga SmileAlbania, projekti i 1000 të rinjve për mikpritjen turistike dhe ndërgjegjësimin mjedisor, tek organizimi i festave tê traditës, festave të muzikës, organizimeve të argëtimit.

Duhet të angazhohemi të gjithë për të përmbushur pritshmëritë e pushuesve në Shqipëri, deklaroi Klosi, duke përfunduar se ky sezon është sezoni do të vendosë ecurinë drejt turizmit të qëndrueshëm dhe turizmit që do të prodhojë më shumë të ardhura, mirëqenie dhe punësim për shqiptarët.

“Sa më shumë vlerë t’ i shtojmë, aq më shumë të ardhura do të sjellë kjo industri për gjithë shqiptarët”, deklaroi Klosi.

Në Mjalt’Fest u organizuan aktivitete të ndryshme, u bë ceremonia e provimit live të cilësisë së mjaltit të prodhuar në disa zona, për të cilën u ndanë edhe certifikatat respektive. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat