Parku i Liqenit, destinacion i preferuar për kyeqytetasit

Turizëm

Parku i Liqenit, destinacion i preferuar për kyeqytetasit

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 11:28
Parku i Liqenit

Bashkia Tiranë e Tiranës sjellë imazhe nga Parku i Liqenit Artificial në Tiranë ku në prag të maratonës së Tiranës, disa qytetarë përgatiten për t’u bërë pjesë e saj dhe qindra të tjerë bëjnë shëtitje në parkun e madh.

“Ndërsa, disa po përgatiten seriozisht për Maratona e Tiranës 2018,disa të tjerë po bëjnë shëtitjen e tyre të mëngjesit, apo po kalojnë disa çaste relaksi pranë natyrës”, shprehet Bashkia e Tiranës.

Edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj  e ka nisur ditën sot duke postuar foto me fëmijë që pedalojnë biçikletën

“Mirëmëngjes nga çiklistët e rinj të Tirans! Fundjavë të mbarë!”, shprehet Veliaj.

Parku i Liqenit Artificial në Tiranë është shndërruar tashmë një nga shëtitoret më të preferuara të kryeqytetasve, në mëngjes dhe mbrëmje gjatë gjithë ditës të javës dhe në fundjavë, dyndje për të shijuar freskinë dhe shëtitjen në për park.

Investimet në rrugë, ndërtimi i parqeve për fëmijë, shtimi i pemëve, sistemimi i koshave të mbeturinave, këndet sportive, lulishte dhe ndriçimi e bëjnë parkun, destinacion të preferuar për kryeqytetasit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat