Pukë/ Programi “100 fshatrat”, Qelëza destinacion i ri turistik

Turizëm

Pukë/ Programi “100 fshatrat”, Qelëza destinacion i ri turistik

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 21:06
Fshati Qelëz

Fshati Qelëz, i përfshirë në programin e “100 fshatrave” do t’i nënshtrohet një studimi të hollësishëm, për të cilin janë angazhuar studentët më të mirë të arkitekturës.

Kreu i bashkisë, Gjon Gjonaj priti sot në qytetin e Pukës, profesorë dhe studentë, të cilët janë angazhuar në studimin e zonës së Qelëzës, si një atraksion i ri turistik.

Ndërsa i ka njohur me veçoritë dhe karakteristikat e zonës, kryebashkiaku Gjonaj i ka ftuar ata që të vlerësojnë çdo detaj që i shërben zhvillimit turistik të Qelëzës, pjesë e programit “100 fshatrat”.

Fshati Qelëz shtrihet rrëzë brigjeve të liqenit të Komanit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat