Shqipëria mes 10 vendeve më me vlerë për t’u vizituar në 2019

Turizëm

Shqipëria mes 10 vendeve më me vlerë për t’u vizituar në 2019

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 11:30
Pamje nga Shqipëria

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore, i cili ka shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar , vazhdon të tërheqë vëmendjen e agjencive dhe web-siteve të huaja.

Së fundmi, prestigjiozja amerikane “Lonely planet”e ka përzgjedhur Shqipërinë në 10 destinacionet për tu vizituar në 2019.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot shkrimin që “Lonely planet”, ka shkruar për 10 destinacionet e vitit të ardhshëm.

“Mirëmëngjes dhe me këtë lajm të bukur të gjigandit global të turizmit “Lonely planet” që e ka përzgjedhur Shqipërinë në 10 destinacionet më me vlerë për tu vizituar në vitin 2019, ju uroj një fundjavë të qetë “, shprehet Rama.

Në artikullin e saj prestigjozja amerikane e rendit Shqipërinë mes 10 vendeve si : Southern Nile Valley, Egjipt, Todz Poloni, Great Smokey National Park , Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maldive, Houston SHBA, Argjentinë, Bangladesh, Ekuador, Slloveni.

“Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Europës për një kohë. Është një vend me vlerë të madhe që fshihet në pamje të qartë, me disa plazhe të mrekullueshme, një histori unike dhe asnjë nga turmat e Malit të Zi në veri apo Greqisë në jug. Gastronomia e vendit është emocionuese dhe ka fruta me shije unike dhe ofron darka me të vërtetë të veçanta.

Megjithëse vendet e saj arkeologjike, si Apollonia dhe Butrinti, dhe përzierja e saj unike e ndikimeve të Ballkanit, Mesdheut dhe Italisë nuk janë sekrete, Shqipëria mbetet destinacion ku mund të ecni nëpër peizazhe të bukura malore, fshatrat e përjetshëm dhe të eksploroni kryeqytetin aktiv të Tiranës për shumë më pak se çdo vend tjetër në Europë”, shkruan “Lonely planet” për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat