Bjeshkët e Dibrës, “foleja” e përhershme e turistëve

Turizëm

Bjeshkët e Dibrës, “foleja” e përhershme e turistëve

Nga: ATSH Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 11:04
Bjeshkët e Dibrës

Korabi është unikal, mahnitës, i papërshkrueshëm, dehës, marramendëse, joshës, gjithë linja dhe thurje, ngjitet e zbritet me një plastikë të rrallë, thyhet dhe gdhende si me magji, sa po ta cekësh nga afër do të dashurohesh për jetë me të dhe do të duhet të kthehesh sërish.

Kjo i bënë turitët e huaj, jo vetëm europianë, por nga e gjithë bota, që të provojë eksperienca turistike nga më të ndryshme në pllajat, bjeshkët e Dibrës, që lidhen e ngjiten me malin e Korabit si një e tërë.

Por ka dhe një shteg, drejt staneve në bjeshkën e Hinoskës, që është një itinerar malor nga më të rrallët e të pa hasur në vende të tjera ku turistë kanë ngritur “folenë” e tyre, tashmë të përhershme.

Ikin dhe vijnë si dallëndyshet, duke lënë pas fjalë të rrallë, për bukuritë e bjeshkëve të Dibrës.

Lartësia e malit të Valivarit, gjelbërimi i kullotës pafund, uji i burimeve të Hinoskes, lulet në në çdo stinë, dhe mikpritja e shtëpive pritëse dhe bulmeti i staneve të Fidallarëve, janë vende që nuk do i harroni kur ti vizitoni.

Bjeshka e Hinoskës gjenden 6 km nga rruga nacionale, me hyrje në fshatin Melan, duke i ngjitur në fshatin Ilnicë dhe ndjek një rrugë malore te kalueshme me mjet, e të preferuar në këmbë.

Ndërsa je në bjeshkët e Hinoskes, ke rojtarë të përjetshëm Malin e Korabit me një pasuri unikale natyrore me gurë, shkëmbinj dhe kullota, i cili vizitohet nga shoqata të shumta alpinistësh të cilët arrijnë të ngjiten edhe deri në majën e saj e cila ka lartësinë 2764 m.

Vargmali i Korabit shtrihet mbi 40 kilometra në drejtimin veri-jug midis pjesës së poshtme të Drinit të Zi dhe Radika përballë./ATSH/

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat