Turizëm, kulturë dhe art në muzetë e Beratit

Turizëm

Turizëm, kulturë dhe art në muzetë e Beratit

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 09:00
Muzetë e Beratit

Muzetë e Qendrës Muzeore Berat, Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik vazhdojnë të jenë destinacionet më të kërkuara nga turistët e vizitorët e huaj dhe gjatë muajit tetor.

Gjatë muajit tetor 2018, 7451 vizitorë kanë vizituar Qendrën Kombëtare të Muzeumeve, Berat. Muaji tetor 2018 ka 3249 ose 77% më shumë vizitorë se muaji tetor i 2017.

Nga këta 5097 janë vizitorë të huaj të cilët përherë e më shumë po zgjedhin destinacionet e trashëgimisë kulturore si atraksione turistike gjatë këtyre muajve.

Gjithashtu në këto muze nuk mungojnë dhe vizitorët vendas që në tetor ishin 727 dhe 1047 nxënës dhe studentë dhe 1245 vizitorë pa pagesë.

Në këto atraksione turistike në Berat gjatë periudhës janar- tetor numri i vizitorëve arriti 56155 persona. Kjo është një shifër mjaft premtuese pasi janë 17332 ose 44% më shumë vizitorë se periudha janar-tetor 2017.

Këto atraksione gjithashtu janë motor zhvillimi ekonomik dhe nga këto vizitorë të shumtë janë mbledhur për periudhën janar-tetor 2018, 91.071.400 lekë të ardhura nga shitja e biletave. Pra 2.400.320 lekë më shumë se muaji tetor 2017, transmeton atsh.

Pjesë e vizitave në këto muze ishin dhe personalitete, nxënës shkollash të cilët morën pjesë në maratonën e artit dhe poezisë italiane 2018.

Gjithashtu këto muze realizuan dhe përfundimin e projektit për restaurimin e pesë ikonave të amvonës së katedrales ”Fjetja e Shën Mërisë”. U realizua dhe atelier në trashëgiminë kulturore me fëmijë kopshti të Beratit. Nuk munguan gjithashtu dhe aktivitet artistike si koncerti me muzikë tradicionale italiane.

Një nismë tjetër e këtyre muzeve është dhe shpërndarja e fletëpalosjeve në njësitë e akomodimit të aksesueshme nga vizitorët e huaj dhe vendas.

Një vizitë mjaft interesante ishte dhe ajo e ambasadorit italian në Shqipëri, Alberto Kutilio i cili shkroi në librin e përshtypjeve të muzeve të Beratit se, ”gjithmonë të forta emocionet gjatë vizitës në muzeun ”Ikonografik Onufri”, që më japin shkak të punoj në mbështetje të artit dhe kulturës si burime të paqes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat