Lonely Planet përzgjedh Shqipërinë ndër 10 vendet më të mira për 2019

Turizëm

Lonely Planet përzgjedh Shqipërinë ndër 10 vendet më të mira për 2019

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 07:32
Bregdeti shqiptar

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi bëri me dije se Shqipëria është e përzgjedhura e Lonely Planet për vitin 2019, si ndër 10 vendet më të mira të botës për pushime të paharrueshme.

“Me disa plazhe të mrekullueshme, një histori unike dhe pa turmat e pushuesve të Malit të Zi dhe Greqisë. Tabloja e larmishme e ushqimeve përcjell shijen unike vendase dhe ofron vakte me të vërtetë të spikatura”, vlerëson Lonely Planet, transmeton atsh.

Shtohet se “Shqipëria mbetet destinacioni ku mund të ecësh në mes të peizazhit të bukur malor, të qëndrosh në fshatra të vegjël e të pakohë dhe të eksplorosh kryeqytetin plot jetë, për shumë më pak se në çdo vend tjetër të Europës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat