Trendi i ri i ngrënies së mjaltit të ngrirë, nutricionistët rekomandojnë të mos e provoni

Ushqime

Trendi i ri i ngrënies së mjaltit të ngrirë, nutricionistët rekomandojnë të mos e provoni

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Trend i ri i ngrënies së mjalitit të ngrirë, ka arritur përmasa marramendëse në aplikacionin TikTok, duke bërë që shumë njerëz ta provojnë atë.

Ky trend lindi më 9 korrikm kur përdoruesi i TikTokut, Dave Ramirez, publikoi një video duke ngrënë mjaltë të ngrirë,  për të cilën ai u shpreh se ishte “mjaft freskuese”.

Që atëherë, trendi ka tërhequr mbi 900 milionë shikime dhe ka shtyrë shumë njerëz ta provojë këtë ushqim.

Në anën tjetër, nutricistët nuk rekomandojnë ta provoni këtë ushqim pasi sipas tyre mund të ju shfaqen simptoma gastrointestinale.

Kur konsumohet në sasi të mëdha, nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe kështu dozat e larta të tij mund të ndikojnë në traktin gastrointestinal dhe të çojnë në diarre.

“Ky trend është i barabartë me ngrënien e shumë karameleve në të njëjtën kohë, nuk ka përfitime shëndetësore dhe mund të çojë në prishjen e nivelit të sheqerit në organizëm, të cilat shpesh shkaktojnë dëshira për ushqim dhe shqetësime në tretje,” ka thënë Amanda Izquierdo, një dietologe e regjistruar me bazë në Çikago.

Nëse doni të provoni trendin, nutricionistët rekomandojnë përdorimin e një sasie të vogël mjalti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat