Qofte me spinaq dhe miks djathrash

Ushqime

Qofte me spinaq dhe miks djathrash

Më: 11 janar 2022 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Përbërësit: 200 g spinaq, 1 vezë, 100 g djathë i grirë, 100 gr galetë (thërrime buke), 100 g djathë që shkrin (Emental ose Gouda), kripë dhe piper.

Përgatitja: Përvëlojmë spinaqin pasi e kemi larë dhe e copëtojmë Një një tas shtojmë spinaqin, djathin e grirë, vezën, thërrimet e bukës, kripë dhe piper.

E punojmë masën sa të krijohet një tip brumi Djathin që shkrin e presim në kubikë të vegjël. Formojmë topthat dhe në mes vendosim nga një kubik djathi Topthat i kalojmë në galetë dhe më pas i skuqim ose pjekim. JU BËFTË MIRË!

Shënim: Mund të shtoni hudhër për më tepër shije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat