Në Gjermani konsumohet pothuajse 10 kilogramë çokollatë për person në vit

Ushqime

Në Gjermani konsumohet pothuajse 10 kilogramë çokollatë për person në vit

Më: 4 prill 2023 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Pavarësisht inflacionit të lartë të vitit të kaluar dhe ekonomisë më të dobët, kompanitë gjermane të prodhimit të çokollatës rritën prodhimin e tyre me 1,7% deri në 1.2 milionë tonë, raportoi sot Shoqata Gjermane e Industrisë së ëmbëlsirave (BDSI) me qendër në Bon.

Konsumi për frymë në Gjermani është rritur në rreth 9.56 kilogramë.

Në pritje të Pashkëve, çdo qytetar pritet të hajë më shumë se një çokollatë në formë lepuri, pasi industria prodhon 108 milionë çokollata prej lepurushi, për shitje në Gjermani.

Por, edhe industria e ëmbëlsirave nuk ka qenë e përjashtuar nga inflacioni, pas rritjes së vlerës së produkteve të çokollatës të prodhuar në Gjermani me 4,5% në rreth 6.2 miliardë euro (6.7 miliardë dollarë).

Gjithashtu, eksportet shënuan një rritje të fuqishme.

Diskutimet rreth dietave të shëndetshme nuk kanë ndikuar në oreksin banorëve për çokollata, në fillim të viteve 1980, vlerësimi për konsumin për person ishte dukshëm më i ulët, në 6.5 kilogramë.

“Këto shifra duhet të interpretohen me kujdes pasi përkufizimet e produkteve të çokollatës kanë ndryshuar gjatë dekadave të fundit”, sipas një zëdhënëse të BDSI.

Sipas BDSI, shija e preferuar mbetet çokollata me qumësht, pavarësisht se shumë prodhues shtojnë çokollatë të zezë me sasi të lartë kakao në gamën e tyre.

Variantet vegane dhe produktet që përdorin kakao nga vende specifike të origjinës si Ekuadori apo Peruja po ofrohen gjithnjë e më shumë nga tregu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat