Reçel me boronica dhe çokollatë

Ushqime

Reçel me boronica dhe çokollatë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 06:09
Foto ilustrim

Shfrytëzoni kohën kur kjo frutë është ende mund të gjendet në dyqane dhe bëni këtë reçel të shijshëm për lyerje buke

Mund t’i lyeni petullat, tortën e gjyshes ose bukën, ndërsa kombinimi i boronicave dhe çokollatës i jep këtij reçeli një shije unike.

Përbërësit:

– 1 kg boronica të freskëta shtëpiake,
– 150 g çokollatë të zezë me 85% kakao,
– lëng nga një limetë ose gjysmë limoni.

Përgatitja:

1. Lani boronicat dhe vendosini në një tenxhere të thellë në zjarr mesatar. Kur të fillojnë të nxehen, shtypni me pirun ose me një shtypëse për pure patatesh.

2. Shtrydhni lëngun e limetës/limonit. E hidhni gradualisht në tenxheren me boronica. Mos e teproni, sepse reçeli mund të bëhet i thartë.

3. Zieni duke e përzier gradualisht derisa boronica të zbërthehet. Pas kësaj, lëreni të ziejnë edhe për 10 minuta të tjera dhe në varësi të kohëzgjatjes së zierjes, reçeli do të jetë më i trashë ose më i hollë (më mirë kur është pak më i hollë, përhapet më lehtë). Masës së zier i shtoni çokollatën e zezë të copëtuar pas 12-15 minutash. Përziejini dhe vendoseni në kavanoza të sterilizuar.

4. Kur të ftohet, vendoseni në frigorifer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat