Tri gjëra që nuk preferohet t'i bëni menjëherë pasi keni ngrënë

Ushqime

Tri gjëra që nuk preferohet t'i bëni menjëherë pasi keni ngrënë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 19:03
Ilustrim

Nëse prindërit tuaj ju kanë paralajmëruar si fëmijë që të mos shkoni për të notuar të paktën gjysmë ore pas një vakti, ata kishin të drejtë. Domethënë, ka disa gjëra që nuk preferohet të bëhen menjëherë pas ngrënies.

Por, duhet t'i shmangni këto tri gjëra:

Mos i lani dhëmbët

Sipas klinikës Mayo, duhet të shmangni larjen e dhëmbëve menjëherë pas ngrënies, nëse keni ngrënë ose pirë ndonjë gjë acidike, si limonët dhe frutat tjera agrume, ose nëse keni pirë verë. Në këtë rast duhet të prisni 30 minuta para pastrimit, sepse mund ta dëmtojë smaltin.

Mos flini

Vaktet para gjumit mund të çojnë në urth dhe dhimbje të tjera stomaku dhe ta prishin cilësinë e gjumit tuaj. Sipas mjekëve nga klinika Mayo, duhet të prisni të paktën tre orë pas ngrënies.

Kjo për shkak se ushqimi që mbetet në trupin tonë nuk mund të përpunohet njësoj si kur jemi ulur ose kryejmë ndonjë lloj aktiviteti fizik, siç është ecja. Në vend të kësaj, ushqimi dhe acidi kthehen në ezofag dhe më pas mund të keni urth.

Ushtrimi ose aktiviteti i tepërt fizik

Ushtrimi ose aktiviteti i tepërt fizik, pas një vakti nuk është një ide e mirë nëse doni t’i shmangni shqetësimet e stomakut ose ngërçet e muskujve. Nëse hani një vakt të madh, prisni tre deri në katër orë para se të ushtroni. Nëse keni një meze të lehtë ose një vakt të vogël, pritni të paktën një orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat