Kuzhinieri më i njohur në Napoli fut në menu “picën e ndaluar”, masakrohet në rrjet

Ushqime

Kuzhinieri më i njohur në Napoli fut në menu “picën e ndaluar”, masakrohet në rrjet

Më: 2 janar 2024 Në ora: 18:59
Pica

Gino Sorbillo, një nga kuzhinierët më të famshëm të picave në Napoli, ka guxuar të fusë në menunë e restoranteve të tij picën me ananas, një risi që nuk është pritur mirë nga pjesa më e madhe e ndjekësve që ai ka në rrjete sociale.

Ishte vetë Gino ai që publikoi një video teksa nxirrte nga furra një picë me ananas në picerinë që ndodhet në qendrën historike të Napolit, për të promovuar kështu produktin e ri, por që në Itali konsiderohet pothuajse tabu.

Përkrah videos kuzhinieri e parashikon se do të ketë reagime të ashpra dhe iu kërkon ndjekësve të tij që mos e shajnë dhe ta kuptojnë se përse e ka bërë këtë gjë.

“Djema mos u nevrikosni dhe mos më nxini. Unë jam i lidhur me traditën, por kam dëshirë që ta fus në menu. Është e mirë ejani dhe provojeni”, shkruan Gino.

Por as kjo thirrje nuk i ndali komentet negative të ndjekësve të kuzhinierit të famshëm të cilët të indinjuar shkruajnë se “Italia ka humbur një mit”, i cili po e bën këtë gjë për pëlqime në rrjetet sociale”, teksa e cilësuan picën me ananas si një sakrilegj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat