Ushqimet më të mira për lëkurë në verë

Ushqime

Ushqimet më të mira për lëkurë në verë

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 11:57
Ilustrim

Shpeshherë kërkojmë një krem të mirë për lëkurë që është kundër rrudhave, hidratues apo që do ta transformonte lëkurën, por është vështirë të gjendet një krem që kryen të gjitha këto funksione.

Një grup ushqimesh pastrojnë në thellësi, hidratojnë dhe e freskojnë lëkurën duke e bërë atë më rinore. Në të njëjtën kohë, mund t’i përdorësh edhe si maska për fytyrën.

Ja cilat janë ushqimet që të duhen.

E bardha e vezës

Vezët janë plot me proteina, vitaminë B, kalcium dhe Omega 3, acide yndyrore të domosdoshme për të ruajtur lëkurën të re e të freskët.

Kosi

Është një nga variantet më të mira gjatë verës, sepse është shumë i freskët, i pasur me kalcium, zink dhe ?’është më e rëndësishmja, me ezima mikrobakteriale, të cilat ndihmojnë organizmin të jetë në gjendje të mirë fizike.

Mjalti

Mjalti është një prej superushqimeve të njohura për mbrojtjen antibiotike dhe antibakteriale. I pasur me antioksidantë, enzima natyrale dhe shumë vlera të tjera ushqimore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat