Kekë çokollate

Ushqime

Kekë çokollate

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 16:58
Kekë çokollate

Për kekun:
1/2 margarinë
125 gr sheqer
1 sheqer vanille
1 çokollatë për gatim
1lugë ajkë 
100 ml ujë

Këtë përzierje e përgatit në tenxhere derisa përbërësit të shkrihen ( mos i leni të zihen). Pasi kjo masë ftohet pak ia shtojmë një vezë, e tundim mirë dhe më pas shtojmë përzierjen e dytë prej 120 gr miell me 1 kakao pluhur dhe një pluhur për gatim (pecivë). Masa e cila përgatitet hudhet në tepsi katrore dhe pjeket në furrë për 30 min në 180 gradë.

Për sosin: mund të përdorni sipas shijes sheqer pluhur mbi kekë dhe ta servoni të ftohur. Apo ta servoni të ngrohtë me akullore vanille përmbi. Ose ta përgatisni sosin me dredhëza apo mjedra të cilat personalisht ua rekomandoj shumë. Mjedrat apo dredhëzat i ngrohni në tenxhere dhe ua shtoni 2 lugë të vogla sheqer dhe një lugë niseshte. Pasi të ftohet sosi ia vëni kekut përmbi apo anash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat