Shtatë ushqimet super të shëndetshme që nuk jemi duke ngrënë

Ushqime

Shtatë ushqimet super të shëndetshme që nuk jemi duke ngrënë

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 19:16
Algat

Eshtë e vështirë të rrish me lista ushqimesh që duhen ngrënë dhe jo, çfarë vlerash ka njëri dhe çfarë tjetri. E megjithatë ka disa ushqime, mëse të shëndetshme, nga ato që na ndihmojnë të jemi më të lumtur dhe të jetojmë më gjatë, por që ne harrojmë t’i hamë. Ose nuk i kemi ngrënë kurrë. Apo nuk i njohim fare dhe nuk ua kemi dëgjuar kurrë emrin.

1. Sardelet
Një ushqim super i shëndetshëm që me siguri nuk të shkon mendja ta hash. 
Deti është i mbushur plot me peshq, por asnjë prej tyre nuk ka vlerat ushqimore që ka sardelja e vockël. Edhe pse në përmasa të vogla, sardelet janë një grumbullim vitaminash thelbësore dhe mineralesh që e bëjnë më të mprehtë mendjen, mbajnë të shëndetshme dhe rrisin nivelin e energjisë. Ndër të tjera edhe halat, që në këtë rast mund të hahen kollaj, e kthejnë këtë në ushqimin më të shëndetshëm dhe të pasur me kalcium.

2. Kungulli
Aleat për të humbur në peshë.
Kungulli është shumë më tepër sesa një mbushje për byrekun e ëmbël. Përmban shumë pak kalori dhe sasi të madhe fibrash, por është dhe burim proteinash. Ndaj mund të të ndihmojë për rënie në peshë. Ndër të tjera është dhe një “central elektrik” i vërtetë për ushqyerjen, pasi është i pasur me betakaroten që ndihmon për të pasur sy të shëndetshëm dhe për të forcuar sistemin imunitar.

3. Kikiriku
Ushqimi i shëndetshëm më i nënvleftësuar
Bajamet dhe arrat mund të jenë më të kërkuarat kur vjen puna tek “frutat e thata”, por kikiriku meriton së paku të njëjtin rrespekt. Kjo bishtajë modeste në fakt përmban të njëjtat yndyrna me “koleget” e veta që vijnë nga pemët, por përmban edhe më shumë proteina. Ndër të tjera ka përqëndrim të të madh të biotinës, vitamina që rrit prodhimin e keratinës që forcon flokët dhe thonjtë.

4. Gocat e detit
Aleatet ku mund të mbështetesh për të fituar një konkurs bukurie. 
Sigurisht që jo të gjithë e shijojnë teksa u rrëshket e gjallë në gojë dhe mund të jetë pak e rrezikshme nëse nuk blihet tek një shitës i besuar, por përmbajtja e lartë e zinkut që kanë gocat e detit na ndihmon për të patur flokë më të fortë, thonj të shëndetshëm dhe lëkurë që shkëlqen.

5. Algat e detit
Ushqimi më i mirë për një natë të gjatë me gjumë të qetë.
Algat janë ushqimi që përmban përqëndrimin më të lartë të triptofanit. Ndër të tjera kanë nivele të larta Jodi, që rregullon funksionimin e tiroides dhe na ndihmon t’i kemi hormone nën kontroll.

6. Kaçat e zeza
Ushqimi më i mirë për të luftuar sëmundjet.
Harrojini boronicat. Në krahasim me frutat e tjera, kaça e zeze (njihet rëndom me emrin ribes) ka nivelin më të lartë të antocianinës (pigmenti që i bën frutat blu të errët ose të kuq), antioksidant që lufton sëmundje të ndryshme. Ndër të tjera është një frut mjaft i pasur me vitamin C, tre herë më shumë sesa portokalli, ndaj është është një burim energjie që forcon sistemin imunitar.

7. Teff
Ushqimi super i shëndetshëm, të cilit nuk ia keni dëgjuar kurrë emrin.
Ky drith i vockël dhe tepër i lashtë (farat e tij janë gjetur në një piramidë të vitit 3359 para erës sonë) është prova që shpesh gjërat e vogla fshehin thesarët më të mëdhenj. Me të njëjtën sasi kalciumi që përmban edhe spinaqi, nivel të lartë të vitaminës C dhe me një tip të ri fibre që ndihmon të mbash të njëjtën peshë dhe nivel të sheqerit në gjak, teff-i është i destinuar të quhet “superfood”-i i ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat