Ushqimet fatsjellëse, ja çfarë duhet të hamë kur ndërrohen vitet

Ushqime

Ushqimet fatsjellëse, ja çfarë duhet të hamë kur ndërrohen vitet

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 21:25
Ilustrim

Supersticioz ose jo, të gjithë provojmë të bëjmë ndonjëherë siç thonë legjendat, sidomos kur bëhet fjalë për ditën e parë të vitit.

Nuk humbasin asgjë në qoftë se provojmë!

Ndoshta, mund të nisi më mirë Viti i Ri 2016 nëse konsumojmë, për shembull, 12 kokrra rrush, siç bëjnë spanjollët. Thonë që sjell fat! Madje është përhapur aq shumë sa ka kaluar edhe kufijtë e vendit që e ka nisur si traditë për të mbërritur deri në Meksikë e Portugali. Qëllimi është që 12 kokrrat e rrushit të konsumohen për 12 sekonda deri sa ora të shkojë 00.00.

Një tjetër traditë janë sallatat jeshile sepse gjethet, duken si para. Mos harroni që këtu hyjnë edhe thjerrëzat që ngjajnë pak me monedhat. Mishi i derrit, në shumë vende të botës konsiderohet gjithashtu si ushqimi i mirëqenies.

Ju ngelet vetëm të provoni…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat